Apple ka kërkuar falje pas një reagimi të ashpër në internet ndaj reklamës së fundit të iPad-it të ri, ku shfaqet një shtypje e përmasave industriale e një koleksioni instrumentesh muzikore.
Reklama, e shfaqur në publik nga shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, të martën, tregon një pajisje duke shtypur sende të ndryshme përpara se në vendin e tyre të shfaqet një iPad Pro i vetëm.
Një zë më pas thotë: Ipad-i më i fuqishëm ndonjëherë është edhe më i hollë.
Por implikimi se një iPad mund të shtrydh aftësitë kulturore të njerëzimit në një objekt me një thellësi prej 5 milimetra u pa ndryshe nga komentuesit në mediat sociale.
Shumë prej tyre kanë thënë se reklama përfaqëson “shkatërrimin e përvojës njerëzore, me mirësjellje nga Silicon Valley”.
Apple sakaq ka kërkuar falje dhe ka pranuar se reklama është vlerësuar gabimisht.
Meet the new iPad Pro: the thinnest product we’ve ever created, the most advanced display we’ve ever produced, with the incredible power of the M4 chip. Just imagine all the things it’ll be used to create. pic.twitter.com/6PeGXNoKgG
— Tim Cook (@tim_cook) May 7, 2024
“Kreativiteti është në ADN-në tonë në Apple dhe është tepër e rëndësishme për ne që të dizajnojmë produkte që fuqizojnë krijuesit në të gjithë botën”, ka thënë Tor Myhren, zëvendëspresident i Apple për komunikimet e marketingut.
“Qëllimi ynë është të festojmë gjithmonë një mori mënyrash se si përdoruesit shprehen dhe sjellin idetë e tyre në jetë përmes iPad. Kemi humbur pikë me këtë video dhe na vjen keq”, ka shtuar ai.
Paçka se reklama mbetet në linjë në llogarinë e Cook në X dhe YouTube, Apple ka anuluar planet për ta shfaqur atë në TV.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
OKB: Fondi global i AI nevojitet për të ndihmuar vendet në zhvillim të përfitojnë nga teknologjia
-
Cili është qëllimi i të blerit telefonin inteligjent më të fundit?
-
Nga iPhone i parë në iPhone 16 – Si ka ndryshuar telefoni inteligjent që ndryshoi botën?
-
Paralajmërimi i Einstein në vitin 1930: Mos e përdorni teknologjinë nëse nuk e kuptoni