Prokuroria i kërkon Policisë arrestimin e xhudistit Akil Gjakova, dyshohet për dhunë në familje
Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar nga Policia e Kosovës që ta arrestojë xhudistin Akil Gjakova, pasi ky i fundit është denoncuar nga gruaja e tij për dhunë në familje.
Lajmin e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Prokurori i shtetit ka pranuar një procesverbal të një kontesti civil nga gjyqtari dhe është njoftuar nga avokatja e palës së dëmtuar se ka elemente të veprës penale të dhunës në familje. Menjëherë është autorizuar Policia e Kosovës nga prokurori i shtetit për arrestimin e të dyshuarit dhe marrjen e masave ligjore ndaj tij”, tha Nikçi.
AP merr vesh se çifti janë në një proces divorci, ku ndarja është kërkuar nga vetë Gjakova, derisa bashkëshortja e tij ka deponuar fakte që pretendojnë se xhudisti pejan ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Akil Gjakova është një nga xhudistët më të mirë në botë aktualisht dhe ndër më të suksesshmit i të gjitha kohërave nga Kosova.
Ai më 3 shkurt kishte fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin në Paris.
Akili pati garuar në kategorinë deri 73 kilogramë, ndërsa i fitoi 500 pikë shumë të rëndësishme për renditjen botërore.
Po ashtu, Gjakova e ka fituar medaljen e artë në Paris në vitin 2018.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Isha më i mirë, fitoren ia dhanë për shkak të Ukrainës”, Fury pasi u mposht nga Usyku
-
Prokuroria i kërkon Policisë arrestimin e xhudistit Akil Gjakova, dyshohet për dhunë në familje
-
Nokauti i frikshëm i Joshua-s, Helenius kishte nevojë për oksigjen
-
25 shkurt 1964 – kur bota njohu kampionin e ri Muhamed Ali