Shumë spitale në Kinë kanë ndaluar ofrimin e shërbimeve të pritjeve të së porsalindurve këtë vit.
Ekspertë të industrisë paralajmëruan për një “dimër obstetrik” për shkak të kërkesës në rënie mes një rënie rekord të lindjeve të reja.
Spitalet në provinca të ndryshme duke përfshirë Zhejiang lindor dhe Jiangxi jugor kanë njoftuar në dy muajt e fundit se do të mbyllin departamentet e tyre obstetrike.
Spitali i Pestë Popullor i qytetit Ganzhou në Jiangxi ka bërë me dije në llogarinë e tij zyrtare në WeChat se shërbimet obstetrike do të pezullohen nga 11 marsi.
Spitali i Mjekësisë Tradicionale Jiangshan në Zhejiang po ashtu ka njoftuar në faqen e tij WeChat se departamenti i tij i obstetrikës do të ndalet nga 1 shkurti.
Sakaq, mbylljet vijnë pasi politikëbërësit kinezë ndeshen me mënyrën se si të rrisin dëshirën e çifteve të reja për të pasur fëmijë, ndërsa autoritetet përballen me probleme demografike në rritje të një shoqërie që plaket me shpejtësi.
Në vitin 2023, popullsia e Kinës ka rënë për të dytin vit radhazi, pasi niveli rekord i ulët i lindjeve dhe vdekjet e larta për shkak të COVID-19 përshpejtuan rënien.
Zyrtarët druajnë se e gjithë kjo tablo negative do të ketë efekte të thella afatgjata në potencialin e rritjes së ekonomisë.
Të dhënat më të fundit të disponueshme nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës treguan se numri i materniteteve ra në 793 në vitin 2021 nga 807 në vitin 2020.
Mediat lokale kanë raportuar se numri në rënie i të porsalindurve nënkuptonte se nuk ishte e mundur që shumë spitale të vazhdonin të funksiononin me departamentet e tyre të obstetrikës.
“Dimri obstetrik” duket se po vjen i qetë”, ka raportuar një nga gazetat.
Shumë gra në Kinë po zgjedhin të mbeten pa fëmijë për shkak të kostove të larta të kujdesit për fëmijët, mungesës së vullnetit për t’u martuar ose pezulluar karrierën e tyre në një shoqëri tradicionale ku ato shihen ende si kujdestaret kryesore dhe ku diskriminimi gjinor mbetet i përhapur.
Ndërkohë, autoritetet janë përpjekur të përdorin stimuj dhe masa për të rritur shkallën e lindjeve, duke përfshirë zgjerimin e pushimit të lehonisë, përfitimet financiare dhe tatimore për të pasur fëmijë dhe subvencionet për strehimin.
Por Kina është një nga vendet më të shtrenjta në botë për të rritur një fëmijë në krahasim me produktin e saj të brendshëm bruto për frymë, ka dalluar një institut kinez në shkurt.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com