Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç, ka thënë se nuk shkon në Serbi, kjo për shkak të pozicionit që Beogradi zyrtar mban ndaj tij.
“Në Serbi nuk shkoj, sepse nuk do kisha dashur që t’ia mundësojë një mundësi të tillë të tyre, për një reagim i cili mund të rezultoi me një arrestim ose një maltretim i panevojshëm”, tha Rashiç në një intervistë për televizionin “A”.
I pyetur se mbi bazën e çfarë akuzash mund të ju arrestojnë, ai theksoi se njëra ndër to pushteti serb mund të thotë “shkelje e kushtetutës”.
“Shumica e bashkëpunëtorëve të mijë, çdo herë kur shkojnë 4 orë ndalen në kufi, kur të kthehen prapë 4 orë. Djali im po ashtu, i cili nuk ka lidhje me politikën, është 20 vjeçar, ndalohet vetëm sepse është djali im”, shtoi.
Ministri serb në Qeverinë e Kosovës përmendi edhe rastin e ndalesës së këshilltares së tij, Rada Trajkoviç-it, e cila ishte ndaluar për 22 orë, dhe për të cilën pohoi se ka qenë në rrezik për jetë, për shkak se e njëjta vuan nga diabeti, dhe nuk i kishte ilaçet në dispozicion.
Sa i përket Veriut të Kosovës – i banuar me shumicë serbe – Rashiç theksoi se e viziton dhe ka edhe takime me qytetarë atje.
“Po në Veri shkoj. Kam qenë më së paku te çdo kryetarë [të komunave Veriore: Zveçan, Leposaviq, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok] ka dy herë në vizitë. Po, edhe me qytetarë”, potencoi ministri.
Serbia në Kosovë i jep mbështetje vetëm Listës Serbe, duke e konsideruar atë si përfaqësuesen e vetme të serbëve të Kosovës, pasi që përmes saj i kontrollon serbët e Kosovës, duke i përdorur ata në shumë raste edhe për ta destabilizuar vendin.
Nga ana tjetër, ata serbë që janë lojalë ndaj shtetit të Kosovës, regjimi serb i anatemon si “tradhëtarë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë