Kosova

Konfiskohen euro të falsifikuara në tri banka të Kosovës


Ilustrim.

Policia e Kosovës, ka konfiskuar euro të falsifikuara vetëm të mërkurën e 8 shkurtit tri raste janë raportuar nga banka të ndryshme.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

“Ankuesja femër kosovare, menaxhere e bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar 870 € që dyshohet të jenë të falsifikuara”, thekson policia.

Ndërsa, rasti i dytë ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku 451 euro kanë qenë të falsifikuar, kurse rasti i tretë ka ndodhur në Gjilan në rrugën “Adem Jashari”, ku janë deponuar 4 kartëmonedha me vlerë 100 euro që janë të falsifikuara.

Gjatë mujve të fundit është raportuar për raste të shumta në të cilat Kosova është përballur me një rritje alaramnte të dukurisë së parave të falsifikuar, duke shkaktuar shqetësime të mëdha për autoritetet vendore dhe për sistemin financiar në përgjithësi.

Paratë e falsifikuara kanë shkaktuar pasoja të mëdha për ekonominë, sigurinë publike dhe integritetin e sistemit financiar në Kosovë.

Banka Qendrore e Kosovës(BQK), muaj më parë kishte njoftuar se është duke u koordinuar në aspektin ndër-institucional me organet përgjegjëse për t’i mbështetur veprimet e tyre për kufizimin dhe parandalimin e këtij aktiviteti kundër ligjor.

Duke ofruar të gjithë bashkëpunimin e nevojshëm dhe mbështetjen profesionale dhe teknike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore