“Heshtja është shurdhuese”, ka thënë Jeton Zylfaj.
Këto komente, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti i ka bërë duke iu referuar mosreagimit të bashkësisë ndërkombëtare lidhur me rastin e ish-kandidatit për President të Serbisë, Nikolla Sanduloviç, ndaj të cilit u raportua se Agjencia e Sigurimit dhe Inteligjencës Serbe (BIA), ushtroi dhunë brutale.
Përmes një postimi në platformën X, Zylfaj ka theksuar se “zhvendosja e përgjegjësisë është një normë në sistemin e [Aleksandër] Vuçiç-it].
“Pas sponsorizimit të terrorizmit në Banjë dhe tani të pranosh të ndjekë urdhrat e një ish drejtori të inteligjencës për të brutalizuar udhëheqësin e opozitës, pyetja është: A duhet të shpallet Serbia një shtet mashtrues?”, ka shkruar ai.
Shifting responsibility is a norm in Vucic's system. After sponsoring terrorism in Banjska & now admitting to following orders of a former intelligence director to brutalize the opposition leader the question is: Should Serbia be declared a rogue entity?
The silence is deafening.— Jeton Zulfaj (@JetonZulfaj) January 6, 2024
Ndryshe, ish-drejtori i shkarkuar i BIA-së serbe, Aleksandër Vulin, tha se Sanduloviç është arrestuar nga ky institucion përmes një urdhri të lëshuar nga ai sa ishte në krye të këtij mekanizmi shtetëror.
“Sanduloviçin e kanë ndaluar sipas urdhrit tim, i cili ka mbetur në fuqi edhe pas dorëheqjes sime. Ai u ndalua me dyshimin për cenim të rendit kushtetues dhe duke punuar aktivisht për të mbështetur Kosovën”, ka thënë Vulin mediumin propagandistik serb, Novosti.
Në bazë informacioneve të fundit nga familja dhe bashkëpunëtorët e afërt, politikani opozitar serb është kthyer në gjendje shumë të keqe nga spitali të enjten pasdite, ku ka qenë duke marrë trajtim mjekësor intensiv. Ai dyshohet se është paralizuar, megjithëse ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar për rastin.
Prokuroria propozon 30 ditë paraburgim për Sanduloviç, njofton avokati i tij
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë