“Liri për Salih Mustafën” – Molliqaj: Dënimi i Calit është politik, kundërshtimi i tij është obligim
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, e ka konsideruar si vendim politik dënimin e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa nga Gjykata Speciale, e cila këtë të enjte morri vendim për zvogëlimin e dënimit të komandant Calit nga 26 vjet në 22 vjet burgim.
Meqë vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës është politik, atëherë Molliqaj ka thënë se kundërshtimi është obligim.
“Vendose qëllimin, gjeje targetin, dizajno rastin, gjej dëshmi e dëshmitarë dhe bëju lidhje e interpretime që kanë synim mbështetjen e pretendimeve. Kjo është logjika persekutuese. Kjo është Gjykata Speciale”, ka shkruar ai në platformën sociale, Facebook.
E tërë puna e kësaj gjykate, sipas Molliqajt, është të dëshmohet faji i UÇK-së që luftoi dhe fitoi lirinë pëmes armës.
“Pikërisht ky shembull çlirimtar po gjykohet”.
Me vendimin e ditës së enjte ndaj Salih Mustafës, Gjykata Speciale, sipas Mollliqajt, ka paralajmëruar sesi do të vendoset edhe për të tjerët, nëse vazhdohet të heshtet.
“Andaj na duhet zë i fuqishëm dhe i organizuar që inspirim ka UÇK-në në krye me udhëheqësit e saj. Nuk ka paqe me persekutime politike. Liri për Salih Mustafën!”
Apeli vendos – Salih Mustafës i ulet dënimi vetëm 4 vjet, do t’i vuajë 22 të tjera
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë