Shqipëria

Mijëra shqiptarë mbushën rrugët e Londrës dje, policia konfirmon disa të arrestuar


Mijëra shqiptarë zbarkuan mbrëmë në qendër të Londrës për të festuar 28 Nëntorin.

Rrugët rreth Westminsterit u bllokuan nga turma njerëzish që valëvitnin flamuj shqiptarë dhe ndiznin fishekzjarre, me Audi, Mercedes dhe makina sportive që shiheshin duke lëvizur dhe duke i rënë borive.

Disa u panë duke valëvitur flamuj teksa qëndronin nëpër kofanot e automjeteve në lëvizje, ndërsa trafiku i rregullt në përpjekje për të kaluar nëpër kryeqytet u ndal pasi tubimi shkaktoi mbylljen e rrugëve.

Sakaq, policia ka konfirmuar se ka arrestuar shumë njerëz pasi disa prej të pranishmëve hodhën fishekzjarre drejt turmës.

Kurse të tjerë dyshohet se hodhën shishe drejt oficerëve.

Ndërkohë u dha urdhër shpërndarjeje në rrugët e Londrës qendrore, duke u dhënë oficerëve më shumë fuqi për t’i detyruar njerëzit të largohen nga zona.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore