Pas pauzës së kombëtareve Bundesliga gjermane është gati për të rifilluar aty ku e la në javën e katërt të saj. Java do të nis me takimin e të premtes mbrëma në “Allianz Arena” mes vendasve të Bayern Munich dhe miqëve të Bayer Leverkusen. Takimi do të fillojë nga ora 20:30.
Bayer Leverkusen fitoi ndeshjen e fundit në shtëpi të Bundesliga-s me Bayern-in, 2-1 në mars 2023 në ndeshjen e fundit të ligës me Julian Nagelsmann në pankinën bavareze. Ishte fitorja e gjashtë kundër Bayern-it që nga fillimi i vitit 2012 (në 23 ndeshje), vetëm Monchengladbach rezultoi më mirë në të njëjtën periudhë në Bundesliga (9 fitore).
Bayern Munich ka shënuar në secilën nga 33 ndeshjet e fundit të Bundesliga-s në shtëpi kundër Leverkusen-it (që nga humbja 0-1 në tetor 1989). Vetëm kundër Hamburg-ut ata kanë regjistruar një ecuri të tillë më të gjatë në shtëpi (39 ndeshje që nga viti 1979).
Leverkusen është në krye të Bundesliga-s për herë të parë që nga java e 12-të e sezonit 2020-21, kur humbi 1-2 në shtëpi ndaj Bayern-it.
Vetëm Bayern Munich dhe Leverkusen e kanë nisur këtë Bundesliga me tri fitore radhazi. Është vetëm hera e tretë për Bayer pas 2003-04 dhe 2013-14 dhe një sukses i katërt do të ishte një rekord i ri për klubin. Bayern nuk i ka fituar katër ndeshjet e para të ligës që nga 2018-19.
Leverkusen tashmë ka shënuar 11 gola në këtë Bundesliga, një rekord i ndarë me Stuttgart-in në këtë kampionat dhe një numër i paarritur më parë në tre ndeshjet e para. Nga ana tjetër, Bayern-i pësoi vetëm dy gola, një rekord i përbashkët me Eintracht.
“Aspirinat” janë skuadra me më shumë pasime në këtë Bundesliga (640 për ndeshje), Bayern Munich vjen i dyti me 631.
Victor Boniface i Leverkusen-it është përfshirë drejtpërdrejt në gjashtë gola këtë Bundesliga (4 gola, 2 asistime), më shumë se çdo lojtar tjetër. Që kur “Opta” analizoi të dhënat në 2004-05, ai është vetëm lojtari i tretë në Bundesliga me të paktën 6 përfshirje direkte në tri ditët e para të ndeshjeve, pas Paco Alcacer në 2018 dhe Erling Haaland në 2020 (të dy 7) për Dortmund-in.
Boniface (21) dhe Harry Kane (14) janë dy lojtarët që kanë goditur më shumë në tre ditët e para të Bundesliga-s. Të dy kanë gjithashtu vlerën më të lartë të golave të pritshëm (Boniface 2.8, Kane 2.7).
Jonas Hofmann i Leverkusen-it është përfshirë në të paktën një gol për pesë ndeshje radhazi për herë të parë në karrierën e tij në Bundesliga. Kundër Bayern-it ai kontribuoi në 11 gola të Bundesligs-s (4 gola, 7 asistime), më shumë se kundër çdo ekipi tjetër që kur “Opta” mblodhi të dhënat në 2004-05.
Trajneri i Leverkusen-it, Xabi Alonso luajti 117 ndeshje konkurruese për Bayern Munich-un (9 gola) nga 2014 deri në 2017. Pas suksesit 2-1 në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, ai do të bëjë debutimin e tij si trajner jashtë në Mynih. Herën e fundit që ai ishte mysafir në Bavari si lojtar ishte në suksesin 4-0 kundër Real Madrid-it në gjysmëfinalen e Champions League në prill 2014.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com