Jetesë & Stil

Sekreti i jetëgjatësisë së luleve


Pavarësisht nëse i rritni vetë ose i merrni në një dyqan, lulet e freskëta janë një kënaqësi. Ndaj dëshironi që ato të zgjasin sa më gjatë. Nuk ka asgjë më të bukur se sa një vazo plot me lule që ndriçon dhomën tuaj.

Mjerisht, lulet e prera nuk zgjasin përgjithmonë. Për të mos u tharë shumë shpejt lulet tuaja të freskëta, provoni këto këshilla për kujdesin e luleve të prera për të shijuar lulëzimet e tyre edhe më gjatë.

Ata sërish nuk do të zgjasin për një kohë të pacaktuar. Por edhe zgjatja e jetëgjatësisë së tyre me dy ditë shtesë ia vlen të përpiqeni.

Sekreti i tyre është i thjeshtë. Mjafton të evitohet rritja e baktereve në ujë dhe të sigurohet ushqim për të zëvendësuar atë që lulet humbasin kur priten.

Temperatura e ulët e ujit parandalon rritjen e baktereve dhe zgjat procesin e maturimit. Por dhe disa përbërës të tjerë mund të bëjnë punë.

ASPIRINA

Aspirina e tretur në ujë funksionon vërtet dhe nuk është një mit.

MONEDHA BAKRI

Dy monedha të vogla një lekëshe dhe një kub sheqer hidheni në një litër ujë.

LLAK FLOKËSH

Llaku i flokëve, jo vetëm bën që modeli i flokëve të rrijë gjatë pa lëvizur, por i sprucuar mbi buqetën tuaj me lule, ai bën që lulet të rezistojnë më gjatë.

UJË I GAZUAR

Hidhni ¼ filxhan ujë të gazuar në vazon e luleve dhe çdo lloj kompozimi do të rrojë më gjatë.

SHEQER

Tre lugë gjelle sheqer dhe dy lugë gjelle uthull e bardhë, mundësisht molle, hidheni në një litër ujë të vakët. Kur të vendosen lulet, sigurohuni që bishtat të jenë nga 7 – 10 cm në ujë.

PIJE ALKOOLIKE PA NGJYRË

Shtoni disa pika raki ose vodka bashkë me një  lugë çaji sheqer dhe lulet do të shndritin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore