Stil

Stili i veçantë i veshjes së “gruas” së Kanye West-it, tërheqë vëmendje në Itali


Arkitektja australiane, Bianca Censori doli me një pamje të guximshme të dyfishtë, teksa po shijonte pushimet në Itali me “bashkëshortin” e saj rep artistin amerikan, Kanye West – dhe pamja e saj pothuajse ‘nudo’ padyshim tërhoqi vëmendjen.

Rep artisti i hitit “Flashing Lights”, 46 vjeç, dhe partnerja e tij 27-vjeçe – me të cilën u martua në një ceremoni jo legale në janar – kanë udhëtuar në Itali që nga fillimi i këtij muaji dhe stilisti Yeezy u pa duke rrëmbyer disa ushqime, teksa shihej i veshur me stilin e tij të “çuditshëm” të veshjes, dhe pa atlete, veç me qorape.

Në anën tjetër, Censori kishte veshur një bluzë ngjyrë të tejdukshme pa sytjena, gjë që e bënte të dukej krejtësisht nudo nga larg, duke e kombinuar veshjen me geta ngjyrë bezhë me shkëlqim.

Ajo gjithashtu i ktheu flokët me një pamje të lagur, duke i shtuar iluzionin dhe mbante grim për sytë ‘smokey’ në përshtatje të kalimit të kohës nën temperatura të larta.

Bianca mbuloi gjoksin e saj me një çantë të zezë të vendosur në pjesën e përparme të saj, shkruan PageSix, transmeton AlbanianPost.

Edhe njerëzit përreth nuk kishin se si të mos fokusoheshin, derisa pranë tyre gjendej ylli i hitit “Famous”, derisa edhe Censori me stilin e veshjes bëri që i gjithë fokusi të ishte vetëm tek ta.

Kanye West, Bianca Censori.

Dyshja, Bianca e Kanye po vazhdojnë të shijojnë romancën e tyre, duke lënë anash vëmendjen e madhe të publikut.

Burime pranë dyshes, kanë zbuluar, se ata aktualisht kanë gjetur gjuhë të përbashkët si dhe marrëdhënien e tyre po e shohin si “afatgjate”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore