Këngëtarja e muzikës pop, Britney Spears së shpejti pritet të bëjë bujë, pasi që më 24 tetor do të debutojë me librin e saj “The Woman In Me”, teksa kopertinën e librit veçse e ka zbuluar për publikun.
Nga burime të afërta pranë artistes, libri po cilësohet si një “histori e guximshme dhe çuditërisht prekëse për lirinë, famën, amësinë, mbijetesën, besimin dhe shpresën”, shkruan CNN, transmeton AlbanianPost.
Duke iu referuar një seance gjyqësore historike të vitit 2021, ku Spears i kërkoi një gjyqtari epror të gjykatës së Los Anxhelosit t’i jepte fund konservatorit të saj 13-vjeçar të urdhëruar nga gjykata, Jennifer Bergstrom, zëvendëspresidente e lartë e botuesit Gallery Books, tha në një deklaratë të martën se “dëshmia bindëse e Britney në gjykatë të hapur tronditi botën, ndryshoi ligjet dhe tregoi forcën dhe guximin e saj frymëzues”.
“Ne nuk mund të ishim më krenarë për ta ndihmuar atë të ndante historinë e saj më në fund”, shtoi Bergstrom.
Spears dëshmoi gjatë qershorit të vitit 2021 se ajo ndjeu se konservatori i saj ishte “abuziv” dhe u lut që ky sistem të merrte fund.
“Unë dua vetëm të më kthehet e drejta mbi jetën time. Kanë kaluar 13 vjet dhe mjaftojnë”, pati thënë ajo, teksa konservatori përfundimisht u ndërpre disa muaj më vonë.
“Ndikimi i ndarjes së zërit të saj dhe e vërteta e saj ishin të pamohueshme dhe ndryshuan rrjedhën e jetës jo vetëm të Spears, por edhe shumë njerëzve të tjerë”, thuhet në një deklaratë për shtyp për librin.
Tutje thuhet se libri i yllit të hitit “Toxic”, “ndriçon fuqinë e qëndrueshme të muzikës dhe dashurisë dhe rëndësinë që një grua të tregojë historinë e saj, sipas kushteve të saj.”
Spears ndau një postim në Instagram të martën duke njoftuar gjithashtu datën e publikimit të librit të saj, me tekstin që shfaqej në një video ku shkruhej – “Po vjen. Më në fund historia ime, sipas kushteve të mia”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nëse doni të dini më shumë për 11 shtatorin, këta janë titujt e duhur
-
Gillian Anderson: U befasova nga turpi për ndarjen e fantazive seksuale, ende tabu
-
Vajza dhe baronesha: Jeta e jashtëzakonshme e pacientes së vetme lezbike të Freud-it
-
Keanu Reeves nxjerr librin e tij të parë, “The Book of Elsewhere”