Momente

Kampioni ukrainas i kikboksit vritet në vijën e frontit me Rusinë


Vitaly Merinov. Photo: Colourbox/ Instagram

Kampioni i kikboksit, Vitaly Merinov ka vdekur duke luftuar në Ukrainë në moshën 32-vjeçare.

Ukrainasi u vra në vijën e frontit në luftën me Rusinë. Sipas kryetarit të bashkisë së Ivano-Frankivsk, Ruslan Martsynkiv, Merinov vdiq në spital më 31 mars.

“Gjatë një prej përleshjeve, Vitaly mori një plagë me armë zjarri në këmbë. Ai u shërua dhe u kthye përsëri në front dhe mbrojti Ukrainën deri në frymën e fundit”, theksoi Martsynkiv.

“Ai ka lënë pas një grua dhe një vajzë dyvjeçare. Ngushellime te sinqerta familjes dhe të dashurve. I përjetshëm kujtimi Heroit!”, shtoi ai.

Vitaly Merinov (m). Photo: Unknown

Merinov ishte katër herë kampion bote në kikboks dhe besohet se është regjistruar në ushtri në ditën e parë të pushtimit në shkallë të gjerë në shkurt 2022.

Vitaly ishte gjithashtu kampion kombëtar në MMA dhe fitoi titullin mjeshtër i sportit në boks.

Ministri i Sportit të Ukrainës, Vadym Huttsait, zbuloi se lufta ka marrë jetën e 262 atletëve ukrainas.

Një tjetër kampion boksi, Maksym Galinichev ndërroi jetë javën e kaluar në vijën e frontit. Ai ishte një kampion evropian në moshën 22-vjeçare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore