Italia i shpall luftë ushqimeve sintetike me një projektligj që parashikon gjoba deri në 60 mijë euro
Italia i ka shpallur luftë ushqimeve sintetike.
Jo vetëm mishi i kultivuar, i cili tashmë është autorizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Singapor, por edhe peshku, qumështi dhe ushqimi artificial i kafshëve.
Qeveria ka miratuar një ndalim për prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve sintetike.
“Një akt përgjegjësie”, sipas Luigi Scordamaglia, drejtor menaxhues i Filiera Italia. “Një ligj i parë në botë që do të ndalojë mundësinë e marketingut dhe prodhimit të ushqimeve në laborator”.
Dhe kryeministrja Giorgia Meloni e ka përshëndetur miratimin e projektligjit.
Dënimet e parashikuara për ata që bëjnë kundërvajtje janë të ashpra: variojnë nga 10 mijë deri në 60 mijë euro, por mund të arrijnë edhe 10 për qimd të xhiros së kompanisë.
Mund të jetë një goditje për epokën – ende në fillimet e saj – të ushqimit me bazë qelizore, produkti kryesor i të cilit është mishi i marrë nga qeliza burimore nga një muskul i gjallë, për t’i kultivuar ato në një bioreaktor që riprodhon kushtet e trupit të kafshëve.
Falë një përzierjeje të lëndëve ushqyese, qelizat shumohen: edhe 10 mijë kilogramë mish mund të merren vetëm nga një në pak javë. Krahasuar me një vit e gjysmë që nevojitet për të rritur bagëtinë në mënyrë tradicionale.
Në vitin 2013, për të bërë hamburgerin e parë në laborator nevojiteshin pothuajse 290 mijë euro. Por tani një gjoks pule 160 gram mund të kushtojë rreth katër dollarë ose më shumë në treg, sipas të dhënave nga Future Meat Technologies.
Dhe deri në vitin 2030, sipas një analize nga McKinsey, mishi sintetik do të kushtojë po aq sa mishi i kafshëve.
Analistët e Barclays vlerësojnë se qarkullimi sintetik mund të arrijë në 450 miliardë dollarë në vitin 2040, ose 20 për qind të tregut global të mishit.
Në mesin e investitorëve që vënë bast për të ka nga bota e teknologjisë si Bill Gates dhe Richard Branson, përkatësisht themelues të Microsoft dhe Virgin. Por, gjithashtu, të famshëm si Leonardo DiCaprio, si dhe gjigantët e ushqimit si JBS, Tyson Foods, Kellogg’s dhe Cargill.
Qeveritë financojnë gjithashtu kërkime në terren: mes tyre Singapori, një qytet-shtet që importon 90 për qind të ushqimit të tij dhe Izraeli.
“Ushqimet sintetike thuhet se janë e ardhmja për shkak të qëndrueshmërisë së tyre të supozuar”, ka shpjeguar Pietro Leemann, kuzhinier.
Me bazë qelizore shpesh konsiderohet një mjet për të reduktuar ndotjen e shkaktuar nga fermat: përgjegjëse për 14.5 për qind të gazeve serrë, ujit dhe konsumit të tokës. Si dhe ato intensive, shpyllëzimi dhe epidemitë.
“Mos ngrënia e mishit, apo ngrënia e më pak prej tij, është e nevojshme dhe konsumatorët janë të vetëdijshëm për këtë. Por alternativat mund të bëhen me proteina bimore ose produkte natyrale”, ka thënë ai.
Ky treg – sipas një studimi të Boston Consulting Group – do të shkojë nga 13 milionë në 97 milionë tonë, duke arritur një xhiro globale prej 290 miliardë dollarësh në vitin 2035. “Dhe këto ushqime janë më pak ndotëse se ato sintetike”, sipas Moreno Cedroni, kuzhinier me një frymë avangarde.
Studimet tregojnë se prodhimi i mishit të kultivuar kërkon edhe më shumë energji sesa përdoret në industri për çdo lloj mishi natyral.
“Nuk e keni idenë për efektet që mund të kenë ushqimet sintetike në trup”, ka thënë Davide Oldani, një nga kuzhinierët më inovativë. “Nuk jam kundër, por duhet menduar fillimisht shëndeti i njerëzve”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com