Sport

Përfaqësueset e Shqipërisë dhe Kosovës mësojnë kundërshtarët në garat Evropiane


Në Mynih të Gjermanisë është hedhur shorti për përfaqësueset e reja që do të garojnë gjatë verës në garat evropiane.

Për përfaqësueset U-20, Kosova është bërë pjesë e Grupit C, së bashku me Ukrainën, Suedinë dhe Gjerogjinë. Shqipëria u shortua në Grupin D, së bashku me Letoninë, Finlandën, Holandën dhe Zvicrën.

Në përfaqësueset U-20 femra do të jetë vetëm Kosova, e cila është bërë pjesë e Grupit C, së bashku me Holandën, Kroacinë dhe Slloveninë.

Përfaqesuesja U-18: Shqipëria gjendet në Grupin B, së bashku me Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinën, Hungarinë, Gjeorgjinë dhe Sllovakinë. Kosova është pjesë e Grupit C, së bashku me Holandën, Estoninë, Ukrainën, Rumaninë dhe Irlandën.

Përfaqësueset U-18 femra të Shqipërisë dhe Kosovës do të jenë në të njejtin grup, B. Së bashku me to janë edhe Moldavia dhe Armenia.

Përfaqësueset U-16 femra: Kosova pjesë e Grupit A, së bashku me Andorrën, Moldavinë, Maltën dhe Gjibraltarin. Shqipëria është pjesë e Grupit B, së bashku me Qipron, San Marinon, Armeninë dhe Azerbajxhanin.

U-20 meshkuj do të organizohet në Shkup të Maqedonisë Veriore nga 7 deri më 16 korrik 2023. U18 i meshkujve mbahet në Matosinhos të Portugalisë nga 21 deri më 30 korrik 2023.

Ndërkohë, femrat U-20 do të zhvillohet në Craiova të Rumanisë nga 28 korriku deri më 6 gusht 2023. U-18 femra do të mbahet në Durrës të Shqipërisë nga 1 deri më 6 gusht 2023. U-16 do të organizohet në Prishtinë nga 19 deri më 27 korrik 2023.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore