Elon Musk ka shpallur një amnisti të përgjithshme për llogaritë e pezulluara në Twitter.
Një lëvizje kjo, që paralajmëron se “përhapësit e urrejtjes” do të kthehen në platformën e mediave sociale.
Pronari i ri i Twitter-it ka bërë me dije se amnistia do të nisë javën e ardhshme pasi shumica e votave në një sondazh në llogarinë e tij e mbështetën masën.
Llogaritë e pezulluara përfshijnë ish-këshilltarin e Donald Trump, Steve Bannon, komentatorin e djathtë në Mbretërinë e Bashkuar Katie Hopkins dhe David Duke, ish-magjistarin e Ku Klux Klan.
Më herët, Musk nisi një sondazh duke pyetur nëse duhet të ofrohet një amnisti e përgjithshme për llogaritë me kusht që ata të mos kenë “thyer ligjin ose të jenë përfshirë në spam skandaloz”.
Dhe në shumë se 3.1 milionë vota u regjistruan nga sondazhi, me 72 për qind në favor të amnistisë.
“Njerëzit kanë folur. Amnistia fillon javën e ardhshme”, shkroi ai në llogarinë e tij në Twitter teksa shpalli edhe rezultatin e sondazhit.
Njoftimi i Musk ka ardhur disa ditë pasi ai rivendosi llogarinë e ish-presidentit amerikan Donald, si dhe llogaritë për psikologun kanadez Jordan Peterson, ish-kikboksierin profesionist Andrew Tate dhe zhbllokimin e llogarisë për reperin Kanye West.
Ndërkohë, Qendra Kundër Urrejtjes Digjitale ka thënë se “mbipërhapësit” e përmbajtjeve të urrejtjes do të përfitonin nga masa.
Ndaj u ka kërkuar edhe reklamuesve, shumë prej të cilëve tashmë kanë ndaluar shpenzimet në platformë, të ndalojnë financimin e Twitter-it.
“Mbipërhapësit e urrejtjes, abuzimit dhe ngacmimit do të jenë të vetmit njerëz që do të përfitojnë nga ky vendim i fundit nga Twitter-i”, ka thënë Imran Ahmed, shefi ekzekutiv i grupit.
“Zgjedhja për reklamuesit nuk ka qenë kurrë më e mprehtë: rrini pranë Elon Musk, ose mbroni markat dhe sigurohuni që dollarët e tyre të marketingut të mos përdoren për të mundësuar përhapjen e urrejtjes, abuzimit dhe dezinformimit”, ka shtuar ai.
Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com