Banchero.AP PHOTO
Pavarësisht formës së Orlando Magic, ylli i ri i tyre, Paolo Banchero po shkëlqen në pesë paraqitjet e tij të para në NBA.
Gjatë humbjes së Magic ndaj Cleveland Cavaliers, Banchero shënoi 29 pikë, tetë kërcime, katër asistime dhe dy bllokime.
Ne fakt, 19-vjeçari në pesë ndeshjet e tij të para në ligë, Banchero ka shënuar 27, 20, 23, 21 dhe 29 pikë, mesatarisht 24 pikë në lojë.
Por kjo mesatare e bën Banchero-n të ketë një statistikë më të mirë se legjenda e NBA, Jordan. Me këtë të fundit që mesataren në pesë ndeshjet e para e kishte 23.2 pikë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com