Film

Gjykata hedh poshtë akuzat për sulm seksual ndaj Kevin Spacey


Një juri amerikane në New York arriti në përfundimin se Kevin Spacey nuk ngacmoi aktorin Anthony Rapp kur ky i fundit ishte 14 vjeç.

Vendimi në gjykatën federale të Manhattan-it i dha fund një gjyqi civil i cili erdhi si rezultat i lëvizjes #MeToo.

Padia, e bazuar në pretendimet e vitit 2017 nga Rapp, kërkoi 40 milionë dollarë dëmshpërblim.

Diskutimet zgjatën pak më shumë se një orë.

Kur u lexua vendimi, Spacey uli kokën dhe më pas përqafoi avokatët përpara se të largohej nga salla e gjyqit.

Më herët, një avokat i Rapp-it, Richard Steigman, i kërkoi jurisë që ta detyronin Spacey-n të paguante për sulmin “e aluduar” seksual ndaj klientit të tij.

Rapp, 50 vjeç dhe Spacey, 63, dëshmuan secili për disa ditë në gjyqin trejavor.

Pretendimet e Rapp, ndërprenë papritur një karrierë në rritje për Spacey-n, dy herë fitues të çmimit Oscar.

Ai humbi punën e tij në serialin House of Cards të Netflix dhe pa mundësi të tjera të shteroheshin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore