Prokuroria e Tiranës, përmes një njoftimi zyrtar, deklaroi se të dhënat e publikuara nga autorët e sulmeve kibernetike nuk duhet të publikohen nga mediat.
“Prokuroria ka vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik mbi sistemin TIMS të Policisë së Shtetit”, vëren fillimisht njoftimi.
Institucioni i drejtësisë sqaron se ka ngarkuar Njësinë C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), që të grumbullojnë të gjithë informacionin e deritanishëm dhe të ardhshëm të të dhënave objekt sekuestrimi.
AMA dhe AKEP do të mbledhin të dhëna dhe kushdo që gjendet fajtor, do të mbajë përgjegjësi, shton deklarata zyrtare.
Të dhënat janë publikuar më herët nga hacker-ët iranianë të njohur si grupimi “Homeland Justice”, të cilët kanë shpërndarë në median e tyre Telegram një dosje me mbi një gigabyte të dhëna.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emigrantët gati për Itali, lënë Gjadrin pas vendimit të gjykatës së Romës
-
KLP reagon pas deklaratave të Berishës: Dënojmë çdo presion ndaj SPAK
-
PD propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo Sky ECC dhe Encro Chat
-
Gjici kërkon lirinë, gjykata kërkon ngritjen e një grupi ekspertësh për të verifikuar gjendjen shëndetësore