Për nder të 23 vjetorit të “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, do të ketë tri ditë aktivitete për të nderuar këtë festë.
Zyra për Komunikim Publik, ka njoftuar për aktivitetet që do të mbahen gjatë këtyre ditëve.
Manifestimi i “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, në këtë vit do të festohet ndryshe nga herët e tjera për shkak të pandemisë.
Në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë mësimore do i kushtohet EPOPESË së UÇK-së, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.
Sipas agjendës shtetërore, më pesë mars në orën 09:00, do të mbahet seancë solemne në të gjitha kuvendet komunale, ku më pas në orën 12:00, në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë do të mbahet një ceremoni nga Parada e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila për shkak të pandemisë do të zhvillohet pa praninë e publikut.
Ndërkaq të shtunën më gjashtë mars, në orën 09:00 liderët shtetëror do të bëjnë homazhe fillimisht në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz pastaj edhe në të gjitha komplekset memorialë të Dëshmorëve të UÇK-së.
Në sallën e kuqe në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, do të mbahet Akademia Përkujtimore për nder të sakrificës së heroit kombëtar, Adem Jashari.
Data shtatë mars do të fillojë me dy turnirë si ai i shigjetarisë dhe i shahut kurse në orët e pas ditës do të jetë “Nata e Zjarreve”, e cila si gjithmonë organizohet në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
5,6 dhe 7 marsi i vitit 1998, na kujtojnë sakrificën e Komandantit Legjendar, Adem Jasharit, i cili ra heroikisht bashkë me pesëdhjetë e gjashtë anëtarë të familjes, në mbrojtje të pragut të shtëpisë dhe atdheut.
Duke besuar në vlerat njerëzore dhe në luftën e drejtë, ata u shndërruan në pishtar të Luftës Çlirimtare dhe gurë themeltar për lirinë, demokracinë e pavarësinë e shtetit tonë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë