Sport

Caktohet data për meçin Joshua – Fury


Skuadra e Anthony Joshua-s ka konfirmuar se ka pranuar kushtet e përcaktuara nga skuadra e Tyson Fury-t për ta zhvilluar luftën më 3 dhjetor.

“Mund të konfirmojmë, në emër të Anthony Joshua-s se i pranuam të gjitha kushtet e paraqitura nga ekipi i Fury-t për një përballje më 3 dhjetor të premten e kaluar,” postoi 258 MGT në Twitter.

“Joshua’s 258 Management and Matchroom” deklaroi në mediat sociale se komunikimi për ndeshjen ishte ndërprerë për shkak të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II dhe se ata prisnin një përgjigje.

Ata kanë pranuar këtë datë, pasi që kishin dy opsione: 26 nëntor në stadiumin “Wembley” ose 3 dhjetor në stadiumin Principality të Cardiff-it.

Pavarësisht që Joshua nuk ka kaluar shumë kohë nga humbja me Oleksandr Usyk, ai përsëri do të rikthehet në ring pas një kohe të shkurtë.

Fury kohët e fundit sfidoi Joshua-n në një përballje të shumëpritur gjithë-britanike dhe i ofroi dy herë kampionit të botës 40 për qind të përfitimeve nga meçi mes tyre që tashmë dihet edhe data se kur do të jetë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore