Lajme

Dekada pas sulmeve të 11 shtatorit, ende asnjë gjyq


SHBA-të, disa orë para agimit të 1 marsit 2003, shënuan fitoren më emocionuese kundër komplotuesve të sulmeve të 11 shtatorit.

Kapjen e Khalid Sheikh Mohammed, të tërhequr nga agjentët e inteligjencës nga një strehë në Rawalpindi, Pakistan.

Gjuetia globale për liderin numër tre të AlQaeda-s kishte zgjatur 18 muaj.

Mirëpo, përpjekja e SHBA-ve për ta sjellë atë para drejtësisë ka zgjatur shumë më gjatë. Sipas kritikëve është bërë një nga dështimet më të mëdha të “luftës kundër terrorit”.

Mohamedi dhe katër burra të tjerë të akuzuar për krime të lidhura me 11 shtatorin ende qëndrojnë në një qendër paraburgimi të SHBA-ve në Gjirin e Guantanamos.

Gjyqet e tyre të planifikuara përpara një gjykate ushtarake shtyhen pafundësisht.

Muajin e kaluar ka ardhur edhe pengesa më e fundit, kur seancat paraprake të planifikuara për në fillim të vjeshtës u anuluan. Një tjetër vonesë në një varg zhgënjimesh për të afërmit e afro tre mijë viktimave të sulmit.

Prej kohësh, ata kanë shpresuar që një gjyq do të përfundonte dhe ndoshta do të jepte pyetjet pa përgjigje.

Megjithatë, nëse dënohet në gjyq, Muhamedi mund të përballet me dënimin me vdekje.

Marrë nga “Aljazeera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore