Pak njerëz mund t’i rezistojnë një torte të thjeshtë me fruta.
Përbërësit:
4 vezë
12 lugë sheqer
12 lugë vaj
12 lugë qumësht
12 lugë miell
1 qese pluhur pjekjeje
2 qese sheqer vanilje
300 gr fruta sipas dëshirës tuaj (kumbulla, mollë, boronica, qershi, kajsi, pjeshkë…)
Sheqer pluhur për spërkatje
Përgatitja:
Rrihni të bardhat e vezëve në maja të forta. Rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin dhe sheqer vaniljen, më pas shtojmë miellin, pluhurin për pjekje, vajin dhe qumështin dhe i përziejmë të gjitha me mikser për të marrë një masë homogjene.
Më pas shtoni të bardhën e vezës dhe përziejini me kujdes me lugë. Mos e përzieni shumë që masa të mos ulet.
Lyejmë dhe e spërkasim me miell një tepsi, më pas e spërkasim me fruta të lara dhe të pastruara sipas dëshirës dhe e pjekim në 200 gradë derisa të skuqen mirë. Spërkateni me sheqer pluhur.
Brumit mund t’i shtohen 100 gr arra të grira.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com