Nëse jeni duke kërkuar për një recetë për një drekë të shpejtë dhe të shijshme, e cila gjithashtu do t’ju lejojë të provoni diçka të re – jeni në vendin e duhur. Pula me perime dhe kikirikë në salcë kerri jep një aromë unike dhe pak ekzotike, e cila, megjithatë, nuk anon shumë nga shija me të cilën jeni mësuar.
Përbërësit:
500 gr fileto pule
1 spec i kuq
1 kokë qepë
150 gr lakër të freskët (të prerë në kubikë)
1 kungull i njomë i madh
2 karota
150 g misër të ëmbël
100 g bizele
200 gr kërpudha
60 g kikirikë
1 lugë gjelle sojë e zezë
1-2 lugë çaji pluhur kerri
kripë dhe piper për shije
Përgatitja:
Kaurdisni në një tigan të përshtatshëm qepën e prerë, në mënyrë që të marrë pak ngjyrë kafe. Më pas shtoni lakrën e prerë në kubikë, karotën dhe kungullin e grirë në anën më të madhe të rendes, specin e prerë në rripa, bizelet, misrin, kërpudhat e prera në gjethe dhe ziejini të gjitha duke i trazuar herë pas here derisa perimet të zbuten pak, rreth 7-8. minuta.
Më pas shtoni mishin e pulës të prerë në kubikë dhe ziejini duke e trazuar herë pas here derisa mishi të jetë zier. Duhen 8 deri në 10 minuta. Më pas shtoni soje të zezë, kerri, piper, kripë, por bëni kujdes kur shtoni kripë sepse salca e sojës tashmë është mjaft e kripur. Përziejini gjithçka mirë dhe hiqeni nga sobë.
E servirim pjatën mbi oriz të zier dhe e spërkasim me kikirikë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com