Familja

Efektet pozitive dhe negative të filmave vizatimorë në sjelljen e fëmijëve


Nje vajze e vogel duke shikuar filma vizatimore

Filmat vizatimorë janë shumë të popullarizuar në mesin e fëmijëve sot për shkak të stilit dhe shprehjes së tyre unike. Për më tepër, ato ushtrojnë ndikim të madh në zhvillimin kognitiv dhe të sjelljes së fëmijëve, si dhe në shumë faktorë të tjerë.

Pavarësisht nga lloji i filmit vizatimor që shikohet, ai në mënyrë të pashmangshme do të çojë në një përvojë intuitive shikimi për fëmijët.

Përvoja e shikimit është një përvojë dinamike artistike që përfshin reagime emocionale dhe mendime të krijuara nga fëmijët që shikojnë dhe shijojnë forma arti që shprehin kulturën në formate vizuale, si filmat vizatimorë, filmat apo edhe dramat televizive, të kombinuara me rezervat e tyre të mëparshme të njohurive.

Përvoja e shikimit të filmave vizatimorë përfshin disa dimensione të zhvillimit kognitiv individual si: identitetin, emocionin, agresivitetin, fantazinë dhe realitetin.

Studimet kanë treguar se shikimi afatgjatë i filmave vizatimorë me përmbajtje negative (sjellje të dhunshme, të pacivilizuar, etj), mund të çojë në përvoja negative shikimi për fëmijët, si gjenerimi i më shumë sjelljeve dhe emocioneve negative, rritja e iluzioneve agresive dhe të menduarit në mënyra që largohen më lehtë nga realiteti.

Ndihmon në zhvillimin e gjuhës

Filmat i ekspozojnë fëmijët tuaj në gjuhë të ndryshme, duke i ndihmuar kështu në zhvillimin e aftësive të tyre gjuhësore. Lejimi i tyre për të parë filma në gjuhën tuaj amtare, mund t’i ndihmojë ata të mësojnë më mirë gjuhën, përmirësojnë shqiptimin dhe mënyrën e të folurit.

Përmirëson krijimtarinë

Filmat vizatimor ndihmojnë në rritjen e imagjinatës dhe kreativitetit të fëmijëve. Fëmija do të jetë në gjendje të mendojë për ide të reja të frymëzuara nga filma të caktuar dhe të dalë me histori të reja ose vepra arti bazuar në atë që shikon.

Heq stresin

Fëmijët i shohin karikaturat zbavitëse dhe shpesh qeshin me të madhe me sjelljet e personazheve vizatimor. E qeshura është një ilaç i mirë i stresit dhe një ndërtues i besimit. Gjithashtu rrit imunitetin dhe shkakton çlirimin e endorfinave që na bëjnë të kemi ndjenja pozitive.

Ndikimi negativ

Ndërsa kanë shumë efekte pozitive te fëmijët, ato gjithashtu mund të kenë efekte negative në sjelljen dhe zhvillimin e fëmijëve.

Inkurajon dhunën

Përshkruajnë dhunë dhe mund të  inkurajojnë fëmijët të bëhen të dhunshëm në jetën reale. Gjithashtu, fëmijët mund të besojnë se askush nuk lëndohet ose ndjen dhimbje pasi në filma personazhet shpëtojnë të pa u dëmtuar.

Promovon modele të roleve të këqija

Jo të gjithë fëmijët e gjejnë veten te personazhet e mira, shpesh, objekt i admirimit të tyre mund të jetë një model mashtrues që inkurajon zakone të gabuara ose shfaq sjellje të pandjeshme ndaj qenieve të tjera. Ky lloj ndikimi, në psikologjinë e fëmijëve mund të çojë në pasoja shkatërruese dhe të rezultojë në tërheqjen e fëmijëve, jo komunikues, antisocial ose të padisiplinuar.

Promovon sjellje të pabindur

Ka disa filma që tregojnë personazhe që shfaqin sjellje të vrazhdë ose të pabindur ndaj njerëzve. Fëmijët mund të imitojnë këtë sjellje dhe të sfidojnë prindërit ose mësuesit e tyre kur disiplinohen për sjellje të keqe.

Këshilla për prindërit

Shikimi i një kartoni me fëmijët tuaj do t’ju lejojë të monitoroni atë që ata shohin dhe gjithashtu të vëzhgoni reagimin e tyre ndaj ngjarjeve të ndryshme në historinë. Gjithashtu ju ndihmon të lidheni më mirë me fëmijën tuaj. Të dish se cili është personazhi i tyre i preferuar dhe të argëtohesh me ta do të ndihmojë të kuptosh mënyrën e të menduarit të fëmijës tënd.

Shpjegoni ndryshimin midis filmave dhe realitetit

Shpjegoni fëmijës ndryshimin midis filmave dhe realitetit. Mësojeni fëmijën tuaj për atë që është e dëmshme, çfarë është e pranueshme dhe çfarë nuk është reale. Për shembull, ju mund t’i shpjegoni fëmijës tuaj se megjithëse një personazh duket se ka shpëtuar i padëmtuar pasi ka përjetuar dhunë, nuk është kështu në jetën reale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore