Grupimi i ashtuquajtur “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut” ka postuar sërish materiale kërcënuese në webfaqen e saj.
Kësaj radhe në vorbullën e provokimeve (ende të paprovuara) ka përfunduar kryeministri shqiptar Edi Rama.
Hackerët iranianë kërcënojnë kreun e qeverisë shqiptare me publikimin e mesazheve të tij elektronike.
Madje, sipas tyre, shikuesi zgjedh përmes një sondazhi se çfarë informacioni apo e dhënë e ndjeshme duhet të publikohet dhe hackerët do e ndjekin si praktikë.
Kujtojmë, që fillimisht serverat e shërbimeve qeveritare online në Shqipëri u bënë objekt i sulmit kibernetik më të madh në historinë e vendit.
“Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) do të goditet së shpejti nga një atak në zemër!”, shkruante grupimi i paidentifikuar më 19 korrik.
Mes emaileve të reklamuara në faqen e hackerave përmenden mesazhet elektronike “të dërguara”, “të përftuara” dhe “të fshira” të kryeministrit Rama.
Albanian Post vërejti se materialet paraprake të ekspozuara nga kjo faqje nuk disponojnë asnjë të dhënë të ndjeshme (përfshi edhe palë të treta) deri më tani dhe mbetet vetëm në kuadrin e aludimeve.
Kryeministria nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment nga Albanian Post.
Nëse ky kërcënim provohet të jetë i vërtetë, atëherë do të përbënte një fakt mjaft të rëndë për sigurinë kibernetike dhe kombëtare të vendit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emigrantët gati për Itali, lënë Gjadrin pas vendimit të gjykatës së Romës
-
KLP reagon pas deklaratave të Berishës: Dënojmë çdo presion ndaj SPAK
-
PD propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo Sky ECC dhe Encro Chat
-
Gjici kërkon lirinë, gjykata kërkon ngritjen e një grupi ekspertësh për të verifikuar gjendjen shëndetësore