Që nga vitit 2007, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë qenë dy lojtarët me vlerësimin më të lartë në videolojën “FIFA” të “EA Sports”.
Versioni më i ri i lojës, FIFA 23, që pritet të hidhet në treg në shtator, nuk do të ketë Messi-n apo Ronaldo-n lojtarin më të vlerësuar.
Për herë të parë pas 15 vitesh, dyshja më e njohur e futbollit në dekadën e fundit do të kalohet nga Kylian Mbappe.
Francezi do të ketë vlerësimin 92 sipas raportimeve të “FutZoneFIFA”.
Në verisionin e fundit, FIFA 22, Messi ishte lojtari me vlerësimin më të lartë, 93. Pas tij vinte Robert Lewnadowski me 92. Ronaldo dhe Mbappe me 91.
Megjithatë, sezoni i francezit, në të cilin ai shënoi 39 gola dhe dha 26 asistime, e ka parë atë të shpërblyer në videolojën popullore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com