Sipas recetës, është planifikuar të përdorni fasule të konservuara, por nuk ka arsye të mos jepni një variant më të lirë – blini fasule të kuqe, ziejini, përdorni sa të keni nevojë dhe pjesën tjetër që do t’ju shërbejë mbajeni në frigorifer për mundësinë e radhës.
Përbërësit:
1 kanaçe e vogël fasule
2 domate
3 vezë të ziera
1 karotë
Dy lugë të mëdha bishtaja
Dy lugë të mëdha bizele
1 qepë e vogël
1 patate
Pak vaj ulliri dhe uthull molle
Përgatitja:
Zieni karotat, bizelet, bishtajat dhe patatet, kullojini, lajini me ujë të ftohtë dhe lërini të kullojnë. Kulloni dhe lani fasulet.
Pritini domatet në kubikë. Përziejini të gjitha perimet, shtoni kripë për shije. Shtoni 5-6 lugë vaj ulliri dhe 2 lugë uthull molle. Pritini vezët në katër pjesë dhe shtoni në sallatë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com