Gatimi

Gërsheta me djathë dhe spinaq


Ilustrim

Gërshetat me djathë dhe spinaq, mund të duken si diçka që kërkon aftësi serioze kulinare, por në faktë janë një pjatë mjaft e thjeshtë për t’u përgatitur.

Përbërësit:

500 g miell të butë

250 ml kos

1 vezë

20g maja

1 lugë çaji kripë

1 lugë çaji sheqer

200gr djathë

200gr spinaq

Për lyerjen do t’ju duhet një e verdhë veze dhe fara sipas dëshirës tuaj, mund të jetë susam p.sh.

Përgatitja:

Përzieni majanë në kos dhe shtoni një lugë çaji sheqer. Hidhni më shumë se gjysmën e miellit në enën e përzierjes, më pas shtoni kripën, vezën, kosin me majanë dhe gatuajeni brumin duke shtuar pjesën tjetër të miellit.

Lëreni brumin të mbuluar me një leckë për 20 deri në 30 minuta.

Ndërkohë përgatisim mbushjen. Ziejeni spinaqin në ujë të vluar për 2-3 minuta, më pas kullojeni dhe copëtoni dhe përzieni me djathin.

Nga brumi bëni gjashtë topa të vegjël dhe më pas i shpërndani një nga një duke i rritur në një formë  drejtkëndëshi. Vendoseni djathin në mes, më pas mbështilleni dhe priteni në gjysmë dhe në fund mbështilleni në formë gërshete.

Lyejmë tavën me gjalpë dhe vendosim gërshetat, më pas i lyejmë me të verdhën e vezës dhe sipas dëshirës shtojmë farat.

Lërini ashtu për 10 minuta, më pas futini në furrën që keni ngrohur më parë në 200 gradë dhe piqini për 15-20 minuta. Kur të marrin një ngjyrë të artë mund t’i hiqni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore