Aplikacione

Një algoritëm mund të dallojë depresionin tek përdoruesit e Twitter


Ekspertët pretendojnë se një algoritëm i ri mund dallojë depresionin tek përdoruesit e Twitter me pothuajse 90% saktësi. 
 
Ekipet nga Universiteti Brunel dhe Universiteti i Leicester analizuan 38 ‘pika veçanta dhënave nga mijëra profile ndryshme Twitter. 
 
Këto përfshinin gjëra tilla si lloje specifike përmbajtjes, kur u dërguan tweet-et dhe kujt. 

Ekipi hulumtues thotë se sisteme të ngjashme mund të kenë një sërë përdorimesh të ndryshme në të ardhmen në platforma të shumta, të tilla si diagnostikimi i hershëm i depresionit ose hetimet policore.

“Ne testuam algoritmin në dy baza të dhënash të mëdha dhe krahasuam rezultatet tona me teknikat e tjera të zbulimit të depresionit”, ka thënë Prof. Abdul Sadka, Drejtor i Institutit të Ardhmërisë Dixhitale të Brunel.

“Në të gjitha rastet, ne kemi arritur të tejkalojmë teknikat ekzistuese për sa i përket saktësisë së klasifikimit të tyre”.

Duke përdorur grupin e të dhënave të depresionit të Tsinghua Twitter, ekipi arriti një saktësi prej 88,39%, ndërsa një saktësi prej 70,69% u arrit duke përdorur të dhënat e CLPsych 2015 të Universitetit John Hopkins.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore