Të hënën e 28 marsit është ndarë nga jeta në moshën 64 vjeçe, Izet Kastrati – një emër i njohur në fushën e sportit të hendbollit kosovar.
Në karrierën e tij sportive, e cila kishte lulëzuar në vitet e ’70-ta dhe në fillim të viteve të ’80-ta, Kastrati kishte qenë mes lojtarësh të dalluar të ekipeve hendbollistike si KEK-u, Prishtina, Drenica e Vëllaznimi – i njëjti, së fundmi ishte i angazhuar në detyrën e trajnerit të KHF Verona nga Obiliqi.
Lidhur me vdekjen e sportistit kosovar ngushëllime u shprehen edhe nga Federata e Hendbollit të Kosovës, saktësisht nga presidenti Eugen Saraçini, i cili pos tjerash ka thënë se kontributi i Kastratit, si lojtar e trajner, do të kujtohet gjithmonë.
“Me vdekjen e Izet Kastratit, familja e madhe e hendbollit ka mbetur pa një anëtar të rëndësishëm. Kontributi i tij si lojtar e më pas si trajner do të kujtohet gjithnjë”, ka shkruar Saraçini.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjimshiti, Bare, Manaj e Kumbulla humbasin Çekinë dhe Ukrainën prej dëmtimeve
-
Kur duhet të panikosen “Qytetarët” e Pep Guardiola-s
-
Nations League/ Strakosha e Fetai: Luajmë të përqendruar dy finale në shtëpi, kemi publikun tonë që do të na mbështesë
-
Parisi do të “blindohet” për ndeshjen Francë-Izrael