Sport

Ish-mesfushori i Chelsea-t në radarin e Barcelona-s, por jo prioritet


Ish-mesfushori i skuadrës së Chelsea-t, Oscar-i, dëshiron të kthehet në Evropë. Sipas “Mundo Deportivo”-s, ai është i gatshëm të pranojë kushte të ngjashme me ato të Dani Alves-it.

Te Barcelona nuk e përjashtojnë transferimin e tij, por për momentin ai nuk është zgjedhja e parë në merkato.

Rinovimi i Samuel Umtit-it, me një pagë shumë herë më të ulët se ajo e mëparshmja, lejoi Barcelona-n që të regjistronte Ferran Torres-in.

Problemet e Barcelona-s me pagat ende nuk janë zgjidhur. Për këtë arsye, 30-vjeçari brazilian është gati të pranojë kontratë si Dani Alves-i. Kontratë e cila përbëhet nga vlera minimale, por ka të përfshira bonuse dhe shpërblime.

Aktualisht, Oscar-i luan për Shanghai Port-in në Kinë. Ai ka kontratë deri në nëntorin e 2024 me kinezët dhe vlera e kartonit të tij është rreth 18 milionë euro. Por, besohet se do të zgjidh kontratën me konsensus.

Në Evropë, Oscar-i numëron 203 paraqitje. Të gjitha me skuadrën e Chelsea-t. Ai ka shënuar 38 gola dhe ka dhuruar 37 asiste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore