“Qëllimi ynë është të bëjmë ndryshimin, të rimëkëmbim vendin, t’ju kthejmë Shqipërinë shqiptarëve”.
Këtë e deklaroi kryedemokrati, Lulzim Basha në prezantimin e një nga pikave të programit ekonomik që është shëndetësia.
“Që të përparojë ekonomia, duhet të zhvillohet shëndetësia. Prandaj jemi mbledhur sot. Kur vendi është mbërthyer nga kriza nuk mund të shpërndajë ndihma, nuk ofron dot as spitale. Duhet shërojmë vendin”.
Basha u shpreh se impakti që solli programi tyre ka qenë “shumë i lartë”. “Njerëzit presin ndryshim pas 8 viteve fjalë boshe. Është koha që Rama të ik. Plani jonë ekonomik është gjithëpërfshirës, serioz, i zbatueshëm”.
“Shqipëria ka nivelin më të ulët për shpenzimet në shëndetësi. Familjet shqiptare kanë buxhetin më të vogël në rajon. Pagat e mjekëve janë më të ulëtat”.
Basha ceku edhe situatën e vendit nga Covid-19 duke akuzuar për gjendjen e vështirë të kujdesit shëndetësor.
“Nuk morën shërbimin shëndetësor, çmimet e barnave më të lartat”.
Programi ekonomik
Para disa ditëve, Lulzim Basha ka prezantuar objektivat e programit ekonomik me të cilin do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Sipas tij, dyfishimi i ndihmës ekonomike për të gjitha familjet në nevojë është objektivi parësor, ku synojnë të ulë varfërinë ekstreme me 50%.
Pjesë e programit është edhe rinia shqiptare duke promovuar talentet dhe aftësitë e reja.
Basha ka shprehur angazhimin e tij për të rritur pagën minimale në 36 mijë lek të reja në muaj. Kjo do të bëhet duke krijuar lehtësira për biznesin dhe duke rritur numrin e të punësuarve.
Ai premton të ulë taksat mbi të ardhurat personale në 9%, duke ruajtur fashën mbrojtëse ekzistuese prej 30 mijë lekësh.
Gjithashtu, Basha ka premtuar uljen e sigurimeve shoqërore në vlerën 18%. Anulimi i taksës prej 24 lekësh të reja për litër mbi karburantin është një tjetër objektiv i PD-së. Pensionet do të rriten me të paktën e dyfishit normës së inflacionit, dhe uljen e çmimit të energjisë elektrike e karburantit.
Sipas tij, do të mbulojë shpenzimet arsimore për tarifat universitare për 90% të studentëve që vijnë nga familje me të ardhura me pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj.
Çdo familje do të përfitoj për të porsalindurit një pagesë mujore prej 3 mijë lekë të reja për pesë vitet e para të jetës. Ndërsa 5 mijë çifte dhe familje të reja do të përfitojnë nga subvencionimi i plotë i interesave të kredive për strehim.
Ai u shpreh se do të ofrojë 100 milionë euro mbështetje direkte, si dhe sigurimin e fondeve për çdo kulturë bujqësore ose blegtorale.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emigrantët gati për Itali, lënë Gjadrin pas vendimit të gjykatës së Romës
-
KLP reagon pas deklaratave të Berishës: Dënojmë çdo presion ndaj SPAK
-
PD propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo Sky ECC dhe Encro Chat
-
Gjici kërkon lirinë, gjykata kërkon ngritjen e një grupi ekspertësh për të verifikuar gjendjen shëndetësore