Stil

Si (nuk) ndryshoi arkitektura e New York-ut pas 11 shtatorit?


Vendi Ground Zero u planifikua nga Daniel Libeskind

Më 11 shtator të vitit 2001 e gjithë bota u tronditë nga një sulm terrorist që goditi Qendrën Botërore të Tregtisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Arkitekti polako-amerikan përkujtoi tragjedinë e cila ndodhi pas sulmeve terroriste në New York të SHBA-ve.

Daniel Libeskind ishte planifikues i rindërtimit në Ground Zero, vendit ku dikur qëndronin Kullat Binajke.

Ai tha se “gjithçka ndryshoi në arkitekturë” pas këtyre sulmeve terroriste dhe sipas tij, kjo tragjedi, pos tjerash, ndikoi shumë tek qytetarët për ta kuptuar rëndësinë e arkitekturës.

Arkitekti pohon se para sulmeve, planifikimi urban u bë kryesisht pa kontributin publik. Sidoqoftë, sulmi ndaj Kullave Binjake zbuloi se projektet e mëdha arkitekturore “u përkasin qytetarëve”.

Ku edhe pjesëmarrja e publikut u bë “shumë më e rëndësishme”, thotë Libeskind.

“Nuk kishte asnjë garë origjinale për Ground Zero, ishte një thirrje e autoriteteve portuale për ide të mira që ata mund t’i përdornin” shpjegoi ai, duke iu referuar organit që zotëron sitin e Qendrës Botërore të Tregtisë.

Po ashtu, ai thotë se ishte publiku që kërkoi atë që panë, dhe për fatin e tij, ishte po ajo ide të cilën po e kërkonte publiku.

“Unë ende i mbaj mend fjalët që njerëzit më thanë: ‘Faleminderit, ti e realizove atë që premtove'”.

“Publiku tha ne e duam këtë projekt”, kështu që autoriteti portual, në një farë mënyre, u detyrua nga publiku të zbatonte diçka që fillimisht nuk ishte pjesë e agjendës së tyre”, u shpreh ai.

Libeskind, duke folur për “Dezeen”, revistën më të madhe në botë për arkitekturë dhe dizajn, deklaroi se kjo erdhi si pasoj e fuqisë së publikut që mund të përcaktojnë të ardhmen e qytetit të tyre.

“Planifikimi nuk është një biznes privat, duhet të përcaktohet nga një zë demokratik i të gjitha interesave të ndryshëm, i cili përfshin zhvilluesit dhe agjentët, njerëzit, ju e dini, të gjitha llojet e zonave të ndryshme zgjedhore”.

Gjithashtu, ai shprehet se New York-u, si qytet ka të bëjë me ndërtesa të larta.

Qendra Tregtare Botërore në Ground Zero

Libeskind deklaron se pas këtyre sulmeve, shumë njerëz mendonin se në qytet nuk do të kishin më ndërtesa të larta dhe se Manhatani i Poshtëm do kishte një gjendje rënieje.

Gjithashtu, arkitekti kujtoi “Kryebashkiakun e New York, Rudy Giuliani i cili thjesht donte ndërtesa të ulëta”.

“Njerëzit thanë se askush nuk do të kthehet kurrë në qendër të qytetit, kompanitë do të zhvendosen në New Jersey, ata do të transferohen në Connecticut”, pra njerëzit nuk donin të jetonin më atje.

Mirëpo, Libeskind u ndje ndryshe, duke thënë se “New York ka të bëjë me ndërtesa të larta dhe gjithmonë ka qenë”.

Arkitekti Daniel LibeskindDaniel Libeskind është një arkitekt, artist, profesor dhe skenograf polako-amerikan, i lindur më 12 maj të vitit 1946.

Libeskind themeloi Studio Daniel Libeskind në vitin 1989 me gruan e tij Nina, e cila është arkitektja kryesore e tij e projektimit.

Ai është i njohur për projektimin dhe përfundimin e Muzeut Hebraik në Berlin, Gjermani, që u hap në vitin 2001.

Më 27 shkurt të vitit 2003, Libeskind mori vëmendje të mëtejshme ndërkombëtare pasi fitoi konkursin për të qenë arkitekti i masterplanit për rindërtimin e Qendrës Tregtare në Manhatanin e Poshtëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore