Përballje

Kosova dhe Shqipëria përballen në ditën e katërt të FIBA European Challenger U16


Sot (e premte) zhvillohen ndeshjet e ditës së katërt të grupeve në FIBA European Challenger U16, në kategorinë e meshkujve, të cilat janë duke u zhvilluar në Prishtinë.

Në ditën e katërt të kësaj gare, basketbollistët e Kosovës dhe Shqipërisë do të ballafaqohen mes tyre, me fillim nga ora 17:00.

Pas tri xhirove të luajtura, Kosova është lider në grup me gjashtë pikë, kurse Shqipëria renditet në vendin e parafundit me katër pikë.

Basketbollistët e rinj të Kosovës në tri ndeshjet e para kanë mundur Maltën 117:20, Moldavinë 122:42 dhe në ndeshjen e fundit mposhtën Gjibraltarin me shifrat 98:19.

Ndërsa Shqipëria shënoi një fitore ndaj Moldavisë me rezultat 67:56, si dhe ka pësuar dy humbje, nga Gjibraltari 52:56 dhe nga Luksemburgu 73:53.

Kurse ndeshjet tjera të këtij grupi janë: Malta – Moldavia e cila do të zhvillohet në ora 14:00 dhe Luksemburgu – Gjibraltari që do të fillojë në ora 20:00.

Kujtojmë që në ndeshjet e fundit të grupit, të cilat do të zhvillohen të shtunën, Kosova do të takohet me Luksemburgun, të cilët janë momentalisht udhëheqësit e grupit me nga gjashtë pikë, ndërsa Shqipëria do të ballafaqohet me Maltën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore