Mbretëria e Bashkuar do të jetë vendi i dytë që do të ketë një seksion të dedikuar për lajmet. Facebook News u aplikua vitin e kaluar në Shtetet e Bashkuara (SHBA).
Channel 4, Sky News dhe The Guardian kanë nënshkruar një marrëveshje me Facebook për të siguruar përmbajtje.
Google javën e kaluar kërcënoi të tërhiqej nga Australia nëse do të detyrohej me ligj të hynte në marrëveshje tregtare me botuesit e lajmeve . Facebook gjithashtu ka shprehur shqetësim për këtë çështje.
Botuesit francezë së fundmi kanë rënë dakord për të nënshkuar një marrëveshje me Google se si duhet të zbatohet një ligj i ri për të drejtat e autorit të BE-së, në lidhje me fragmentet e lajmeve.
Facebook News po përpiqet te zgjidhë mosmarrëveshjet midis tij dhe botuesve të lajmeve. Shpenzimet e reklamave janë zhvendosur gjithnjë e më shumë te firmat e mëdha të teknologjisë në vend të mediave individuale.
Facebook News përmban një përzierje të lajmeve kryesore ditore dhe lajmeve “të personalizuara”, të zgjedhura për secilin lexues bazuar në interesat e tyre. Këto interesa përcaktohen nga algoritmi i Facebook./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com