Nora Gjakova shkruajti historinë, pasi fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Ajo garoi në kategorinë deri në 57kg, ku doli fituese pasi mposhti francezen Sarah-Leonie Cysique në finale.
Nora i siguroi Kosovës medaljen e dytë të artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, pas fitores së Distria Krasniqit të shtunën.
Kjo është medalja e tretë e artë për Kosovën në vetëm dy paraqitje në Lojërat Olimpike.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com