Turizmi po lulëzon në Tibet ku shumë kinezë udhëtojnë në vend. Për shkak të pandemisë së coronavirusit po paraqitet rrezik për mjedisin e brishtë të rajonit dhe vendet historike.
Prandaj dhe numri i vizitorëve është i kufizuar deri në 5 mijë në ditë në Pallatin Potala, ish-shtëpia e Dalai Lamas. Sipas administratorit Gonggar Tashi, balancimi i kërkesës turistike me nevojën për të minimizuar konsumimin është një sfidë e vazhdueshme.
“Sfida më e madhe për ne është kontradikta midis mbrojtjes dhe përdorimit të relikteve kulturore” u tha Tashi gazetarëve në Lhasa, kryeqyteti tibetian.
Ai foli gjatë një turneu të organizuar nga qeveria që u dha gazetarëve të huaj qasje të rrallë në Tibet. E gjitha ishte nën vëzhgimin e zyrtarëve që vendosën agjendën.
Miliona vizitorë shkojnë në Tibet çdo vit. Zëvendës drejtori i Shoqatës së Kinës për Marketing të Turizmit, Ge Lei, deklaroi se 2020-a pa një rritje prej 12.6% nga një vit më parë. Ai pret që numri i vizitorëve të dyfishohet deri në vitin 2026.
Turistët tërhiqen nga “mistika dhe miti i Tibetit si një tokë e largët e lidhur me dëborë”, tha gjeografi kulturor, Travis Klingberg, në “NYU Shanghai”. “Por Tibeti është bërë një vend i peizazheve të bukura natyrore domethënëse për kombin kinez”.
Tibeti ka zhvendosur vëmendjen e tij nga vizitorët ndërkombëtarë tek vizitorët vendas. Ndërsa një profesoreshë e gjeografisë në Universitetin e Colorado Boulder, Emily Yeh, shtoi se klasa e mesme e Kinës është rritur.
Tibetianët ndonjëherë janë ankuar për turistët kinezë që nuk respektojnë traditat kulturore. Duke përfshirë shkeljen e flamujve të lutjes.
Ndër vendet më të njohura natyrore është Liqeni Namtso. Ky i fundit është i rrethuar nga maja të mbuluara me dëborë dhe faltore Budiste, me tufa jaku dhe zogj migrues në horizont.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
The Guardian: Tur skish në Ballkan mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi – Aty ku më shumë sheh vende, se njerëz
-
Çmimet e çmendura në aeroportet evropiane – Pse nuk ka kufi?
-
Qytetet e humbura të Rrugës së Mëndafshit dalin në dritë në malet e Uzbekistanit
-
“Islands”: Tirana, kryeqyteti më ‘jo konvencional’ i Evropës