Është caktuar dueli i dytë i gjysmëfinaleve të konferencës lindore.
Pas Milwaukee Buck – Brooklyn Nets, seria tjetër do të zhvillohet mes Philadelphia 76ers dhe Atlanta Hawks.
Philadelphia 76ers – Washington Wizards
Përveç çerekut të parë që ishte i barabartë, Philadelphia fitoi secilin 12 minutësh tjetër.
Më shumë pikë në ndeshje shënoi Bradley Beal i Wizards, me plot 32.
Në anën e 76ers, vëllau i Stephen, Seth Curry, zhvilloi një ndeshje fenomenale.
Ai shënoi 30 pikë, dhuroi asistime dhe ishte 50% i saktë nga vija e tre pikërshit.
Tobias Harris po ashtu kishte një performancë të mrekullueshme, duke shënuar 28 pikë, që i shoqëroi me nëntë kërcime dhe gjashtë asistime.
Impresionues ishte Ben Simmons, që arriti dyshifrore të trefishtë, me 19 pikë, dhjetë kërcime dhe 11 asistime.
Ndeshja përfundoi me rezultat 129 – 112, dhe Philadelphia e mbyll serinë me rezultat 4-1.
New York Knicks – Atlanta Hawks
Sikur në ndeshjen e lartëpërmendur, edhe në këtë ndeshje vetëm çereku i parë ishte i barazpeshuar.
I jashtëzakonshmi Trae Young, ishte njeriu i ndeshjes.
Ai shënoi 36 pikë, tre 3-pikësha, dhuroi nëntë asistime dhe po ashtu kishte tre kërcime.
Njeriu i serisë, nuk zhgënjeu as në ndeshjen e fundit.
Dyshifrorja e dyfishtë nga Julius Randle nuk ishte e mjaftueshme që Knicks të mbante shpresat gjallë.
Në këtë mënyrë, Hawks arriti fitoren me rezultat 89 – 103, duke mbyllur serinë me 4-1.
Ndeshja e parë e serisë mes 76ers dhe Hawks, luhet me datën 6 qershor.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com