Shqipëria

7 turistë përfundojnë në spital pas përplasjes së furgonit me autokombajnën


Shtatë turistë francezë kanë përfunduar në spitalin e Lushnjës pas një aksidenti këtë të premte.

Furgoni me të cilin udhëtonin në drejtim të Beratit është përplasur me një autokombajnë që lëvizte nga njëri krah i rrugës në tjetrin.

Policia në vendngjarje ka ndaluar drejtuesit e mjeteve të përfshirë dhe po disiplinon trafikun, si dhe po dokumenton ngjarjen që mund të kishte përfundim tragjik.

Sakaq, të aksidentuarit po marrin ndihmë mjekësore.

Disa prej turistëve kanë thyeje gjymtyrësh dhe dëmtime të tjera në trup.

Por sipas mjekëve nuk ka probleme serioze për shëndetin dhe po kryhen ekzaminimet përkatëse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore