Dikur në vitin 2004, revista e njohur “Rolling Stone” pati publikuar listën e saj të 500 këngëve “më të mira të të gjitha kohërave”.
Por, që nga ajo kohë, gjërat sigurisht kanë ndryshuar, aso kohe “iPod” ishte relativisht produkt i ri në treg, ndërsa e jashtëzakonshmja, këngëtarja, Billie Eilish ishte vetëm tre vjeçe.
Në skenë nuk ishin as Dua Lipa, Travis Scott, Rita Ora, Lil Nas X apo edhe Nicki Minaj. E për këtë shkak, “Rolling Stone”, ka zhvilluar një sondazh me më shumë se 250 artistë, muzikantë e kompozitorë, të tillë si Angelique Kidjo, Sam Smith, Megan Thee Stallion e shumë të tjerë.
Secili prej tyre ka dërguar një listë të 50 këngëve që sipas tyre janë “më të mirat”, ndërkaq revista prestigjioze ka rënditur rezultatet.
Për më tepër, plot 4 mijë këngë kanë marrë vota. Por, për dallim nga viti 2004, kur lista e famshme e “Rolling Stone” dominohej nga muzika ‘Rock & Roll’, edicioni i ri përmban më shumë muzikë të zhanrit “Hip-Hop”, “R&B”, “Reggae” e të tjera ritme moderne.
Rezultati i ri është një vizion më i gjerë, gjithëpërfshirës i muzikës pop, muzikë që vazhdon të rishkruajë historinë e saj me çdo ritëm.
Albanian Post ju sjell listën e plot 50 këngëve prej gjithsej 500 sa përmban lista e këngëve “më të mira të të gjitha kohërave” sipas revistës “Rolling Stone”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin.
Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.