34 miliardë euro remitanca nga BE-ja drejt vendeve të tjera, në Shqipëri në nivelin e 3.4% të PBB-së
Me 3%!
Kaq janë rritur remitancat nga vendet e Bashkimit Evropian drejt vendeve të tjera jo anëtare në vitin 2020, duke e krahasuar shifrën me atë të vitit 2019 (periudhë pre-pandemike).
Në tërësi, janë dërguar nga rezidentët e vendet të unionit, 34.1 miliardë euro drejt vendeve të treta. Në 2019-ën, shifra shkonte në 33.2 miliardë.
Pjesa më e madhe e këtyre shumave, sipas përditësimit të fundit të publikuar nga Eurostat, kanë të bëjnë me paratë që emigrantët dërgojnë pranë familjarëve të tyre.
Sakaq, prurjet drejt vendeve të BE-së janë ndalur në shifrën e 12.8 miliardë eurove gjatë 2020-ës. Kjo është një shifër 6% më e ulët se sa ajo e vitit 2019.
Dalja e parave nga vendet e unionit drejt atyre të treta, ka qenë në ngritje që prej vitit 2015. Nga ajo kohë, shifra është rritur me 33% në gjashtë vjet.
Një e dhënë tepër interesante nga Eurostat, është edhe ajo e përqindjes që këto transferta zënë në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) të vendeve ku shkojnë paratë.
Prej tyre, në rajon, Shqipëria dhe Serbia zënë kuotën më të lartë. Të dy vendet, radhiten në një pikavarazh prej mbi 2.5% të PBB-së sa i përket dërgesave nga jashtë.
Vetë Shqipëria, në një raport të publikuar nga Banka e Shqipërisë, ka pasur prurje prej 541 milionë eurosh në 2021-shin. Pjesa më e madhe e tyre janë të ardhura nga rezidentët në vendet e BE-së.
Në krahasim me vitin 2019, rritja e shënuar është prej 4.5%. Nëse krahasimi bëhet me vitin pandemik 2010, ndryshorja shkon në mbi 15%.
Mbi bazë të shifrave të publikuara nga Eurostat dhe PBB-së së Shqipërisë, e cila shkon në 14.8 miliardë dollarë, kuota të cilën zënë remitancat, radhitet në 3.4%.
Për vende të tjera të rajonit, përveç Serbisë, këto shifra shkojnë deri në 2.5% ose më poshtë, të PBB-së.
Kështu, Shqipëria mbetet një ndër vendet, i cili më së shumti përfiton nga remitancat e shqiptarëve jashtë kufijve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emigrantët gati për Itali, lënë Gjadrin pas vendimit të gjykatës së Romës
-
KLP reagon pas deklaratave të Berishës: Dënojmë çdo presion ndaj SPAK
-
PD propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo Sky ECC dhe Encro Chat
-
Gjici kërkon lirinë, gjykata kërkon ngritjen e një grupi ekspertësh për të verifikuar gjendjen shëndetësore