Sport

2012 apo 2021, “Deja-vu” në F1?


Ka shumë ngjarje në jetë që të lidhin me evente të së kaluarës në mënyrë aq të ngjashme, sa që ndonjëherë mund të tingëllojë edhe e frikshme.

Të tilla janë edhe ngjarjet sportive, që shpesh herë “përsërin” gjëra që i kemi hasur më parë.

Deri sa i afrohemi fillimit të sezonit të ri në Formula 1, sjellim disa fakte interesante që lidhin sezonin 2021 me atë të 2012-ës.

2012: Hera fundit që një kampion i shtatë fishtë merrte pjesë në një sezon të F1 (Michael Schumacher).

2021: Një kampion i shtatë fishtë merr pjesë këtë sezon (Leëis Hamilton).

Në vitin 2012, kampion shpallej Sebastian Vettel.

2012: Hera e fundit që kishte një Schumacher në F1 (Michael).

2021: Një Schumacher merr pjesë në F1 (Mick).

Para Sergio Perez, pilot i Red Bull, hera fundit që një pilot që nuk ishte i akademisë transferohej në skuadrën austriake, ishte Mark Webber.

Mark Webber ishte pilot i RedBull në vitin 2012.

Hera fundit që McLaren kishte numrin tre dhe katër në makinë ishte 2012 (Hamilton 3, Button 4).

Në 2021, dy pilotët e McLaren kanë numrin tre dhe katër (Ricciardo 3, Norris 4).

Hera fundit që një ish-kampion rikthehej në F1 ishte viti 2012, kur Kimi Raikkonen rikthehej si pilot i skuadrës së Renault, Lotus.

Në vitin 2021, një ish-kampion rikthehet në F1, ai është Fernando Alonso, pilot i skuadrës së Renault, Alpine.

Të dy kishin një shok skuadre francez: Grosjean dhe Ocon, dhe të dy ishin dy vite largë F1.

Numri i kombinuar i titujve kampion në F1 në vitit 2012 ishte 14: Schumacher shtatë, Vettel dhe Alonso nga dy, Hamilton, Button dhe Raikkonen nga një.

Numri i kombinuar i titujve kampion në 2021 është 14: Hamilton shatë, Vettel katër, Alonso dy, Raikkonen një.

2021 do jetë numri me më së shumti gara në histori të F1.

Viti i fundit që theu rekordin e më së shumti garave ishte… 2012.

Se a do përsëritet historia e vitit 2012 në këtë sezon të Formula 1, mbetet për tu parë nga 26 marsi e më pas…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore