Cilan janë 100 klubet sportive më të vlefshme në botë? Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje një raport i fundit nga “Sportico”, i cili ka marrë në konsideratë ligat e ndryshme duke filluar nga futbolli amerikan, basketbolli, bejsbolli, hokej, Formula 1, apo dhe futbolli global.
Për të marrë vlerën e tregut të klubeve sportive, u llogaritën të ardhurat e tyre (sezoni 2022-23, ndërsa për futbollin sezoni 2021-22), shuma e vlerës së tregut të ekskluzivitetit të kombinuar me vlerën e aktiviteteve të lidhura për klubet dhe pasuritë e paluajtshme.
Klubet amerikane, në sporte të ndryshme, kanë rrëmbyer 18 nga 20 vendet e para në renditje. Kryesimin e mban Dallas Cowboys në NFL me 8.5 miliardë euro. Pas tyre vijnë Golden State Warriors të NBA-së me 7.6 miliardë euro. Podiumi mbyllet me New York Knicks, po të NBA-së, me 6.8 miliardë euro.
Për të gjetur një klub futbolli evropian në renditje duhet të shikojmë vendin e 13 aty ku gjendet Manchester United. “Djajtë e Kuq” janë klubi më i vlefshëm në futbollin evropian dhe atë botëror me një shifër prej 5.5 miliardë euro.
Real Madrid-i është klubi i dytë më i vlefshëm në futboll. Gjigandët e La Liga-s vlerësohen me 4.83 miliardë euro dhe renditen në vendin e 19.
Bayern Munich është klubi më i vlefshëm gjerman dhe renditet në vendin e 34 me 4.1 miliardë euro. Franca përfaqësohet nga PSG, me klubin parisien në vendin e 60 dhe me vlerë 3.1 miliardë euro.
Italia përfaqësohet me dy klube në top 100-shen e “Sportico”-s. Ferrari në Formula 1 është më i vlefshmi duke kapur vendin e 71 dhe me vlerë 2.8 miliardë euro. Juventus-i, një tjetër kompani në pronësi të familjeve Agnelli-Elkann, ashtu si Ferrari, gjendet në vendin e 98 me 1.6 miliardë euro.
Klubet sportive që vlejnë më shumë – 20 më të mirët:
1.Dallas Cowboys – 8.5 miliardë euro
2.Golden State Warriors – 7.6 miliardë
3.New York Knicks – 6.8 miliardë
4.Los Angeles Lakers – 6.7 miliardë
5.New York Yankees – 6.6 miliardë
6.New York Giants – 6.5 miliardë
7.Los Angeles Rams – 6.4 miliardë
8.New England Patriots – 6.1 miliardë
9.San Francisco 49ers – 5.7 miliardë
10.New York Jets – 5.6 miliardë
11.Washington Commanders – 5.56 miliardë
12.Chicago Bears – 5.55 miliardë
13.Manchester United – 5.5 miliardë
14.Philadelphia Eagles – 5.5 miliardë
15.Las Vegas Raiders – 5.3 miliardë
16.Houston Texans – 4.9 miliardë
17.Los Angeles Dodgers – 4.84 miliardë
18.Miami Dolphins – 4.84 miliardë
19.Real Madrid – 4.83 miliardë
20.Boston Red Sox – 4.82 miliardë
Klubet e futbollit që vlejnë më shumë:
13.Manchester United – 5.5 miliardë euro
19.Real Madrid – 4.83 miliardë
23.Barcelona – 4.5 miliardë
29.Liverpool – 4.3 miliardë
34.Bayern Munich – 4.1 miliardë
35.Manchester City – 4 miliardë
57.Arsenal – 3.3 miliardë
58.Chelsea – 3.2 miliardë
60.PSG – 3.1 miliardë
70.Tottenham – 2.9 miliardë
98.Juventus – 1.6 miliardë
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com