Aktivistë të organizatës jo qeveritare “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist”, të shtunën kanë shënuar disa grafitë në pjesë të ndryshme të mureve të Prishtinës.
Kjo, duke shprehur pakënaqësitë e tyre, si një lloj proteste ndaj institucioneve të Kosovës, që nuk po mbrojnë gratë e punësuara në sektorin privat.
Sipas të dhënave të mbledhura nga kjo organizatë vetëm gjatë vitit 2021, rreth një mijë e 500 gra shtatzëna janë larguar nga puna.
Po ashtu, ata thonë se fajet për këtë i kanë të gjitha institucionet publike në Kosovë.
“Atë që nuk arritëm ta mbaronim mbrëmë në ndërtesën e Qeverisë për shkak të ndërhyrjes brutale të Policisë, e përfunduam sonte në institucionet tjera”, shkruan në njoftimin e Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.
“Dhuna ekonomike ndaj grave e cila veç sa është duke u shtuar përgjatë pandemisë, për fajtorë ka të gjitha institucionet publike. Ato në vend të mbrojtjes së punëtoreve/ëve, po rreshtohen në anën e privatnikut”.
“Largimi nga puna i 1 500 grave shtatzëna nga puna përgjatë vitit 2021 është veç alarm i cili po tregon për shtypjen e shumëfishtë që grave iu bëhet në tregun e punës. E ky alarm përveç shpërfaqjes së dhunës sistematike ndaj grave, thërret në organizim e revoltë të grave punëtore, me apo pa kontratë pune”.
“Nga çdo hapësirë, ne i themi shtetit që ne duam punë, siguri e mirëqenie, jo subvencionim të riprodhimit”, thuhet në komunikatën e tyre.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë